Treni i pasagjerëve nga Tirana përplaset me kamionin, policia jep detajet e para

Policia ka informuar rreth aksidentit të ndodhur pak pas mesditës së sotme në Fushë Mamurras, ku treni i pasagjerëve me linjë lëvizje nga Tirana në Shkoder është përplasur me një kamion.

Mësohet se si pasojë e aksidentit nuk ka persona të lënduar por vetëm dëme materiale.

Policia bëri të ditur se shkaku i përplasjes është mosdhënia e përparësisë në lëvizje nga drejtuesi i kamionit, ndaj të cilit u morën masa administrative bazuar në Kodin Rrugor.

Gjithashtu bëhet e ditur se të dy drejtuesit e mjeteve, pasi janë testuar me aparat alkool testues, nuk kanë rezultuar nën efektin e alkoolit.

“Rreth orës 13:50, në Fushë Mamurras, treni i pasagjerëve me linjë lëvizje nga Tirana në Shkoder , i drejtuar nga shtetasi H.T. 67 vjeç , është përplasur me një kamion të drejtuar nga shtetasi D.M. 47 vjeç.

Si pasojë, nuk ka patur asnjë person të lënduar por vetëm dëme materiale.

Të dy drejtuesit e mjeteve, pasi janë testuar me aparat alkool testues, nuk kanë rezultuar nën efektin e alkoolit.

Shërbimet e policisë rrugore, kanë arritur të bëjnë spostimin e kamionit i cili kishte mbetur i bllokuar në rrugë, duke liruar rrugën dhe lejuar trenin me pasagjerë, që të vazhdojë lëvizjen drejt destinacionit të tij.

Në përfundim të veprimeve, ka rezultuar se, shkaku i përplasjes me dëme materiale, është mosdhënia e përparësisë në lëvizje nga drejtuesi i kamionit, ndaj të cilit u morën masa administrative bazuar në Kodin Rrugor.

Kujtojmë se treni i pasagjerëve Vorë-Shkodër, u vendos ditën e sotme në punë pas më shumë se dy vitesh mungesë, por duket se rikthimi në shina nuk ka shkuar dhe qa mbarë,-ka njoftuat policia.

SHKARKO APP