“Tronditet” Holanda, dëmtohet ylli i mesfushës dhe humbet Europianin

Nuk kanë fund telashet për Holandën e Ronald Koeman. Pasihumbi një prej mesfushorëve më të talentuar, Frenkie De Jong, tani duhet të bëjë edhe pa mesfushorin e Atalantës, Teun Koopmeiners.

Futbollisti i “tulipanëve” u dëmtua teksa po kryente nxehmjen, përpara miqësores që Holanda zhvilloi të hënën në mbrëmje përballë Islandës, në Rotherdam.

Koeman, duhet të “privohet” nga tre mesfushorë shumë të rëndësishëm, të skuadrës siç janë Frenkie De Jong, Teun Koopmeiners si dhe Marten de Roon.

SHKARKO APP