Tuchel komenton largimin nga Bayerni: Nuk mendoj se jam unë problemi i vetëm!

Thomas Tuchel ka folur pas zyrtarizimit të ndarjes së tij me Bayern Munich në fundin e sezonit. Drejtuesit e klubit bavarez njoftuan tifozët se 50-vjeçari nuk do të jetë më në pankinën e skuadrës në sezonin e ardhshëm.

“Nuk mendoj se jam unë problemi i vetëm. Dhe nuk jam i sigurt se kisha mundësi të vendosja në lidhje me ndarjen, pasi unë jam punonjës i klubit të Bayernit. Sigurisht që unë nuk e kam problem të marr përsipër përgjegjësitë e mia në lidhje me ecurinë e skuadrës.

Përgjegjësit e tjerë? Drejtuesit e dinë se çfarë mendoj. Ua thashë privatisht, nuk kam ndërmend ta bëj edhe publikisht”, u shpreh trajneri.

E ardhmja e Tuchel pritet të jetë Anglia, atje ku Manchester United mund të jetë opsioni më i mundshëm.

SHKARKO APP