Turi i Shqipërisë, serbi fiton etapën e parë: Ia dola

Serbi Dordje Duriç është fitues i etapës së parë të rrethit çiklistik me 4 orë, 3 minuta e 15 sekonda duke lënë në vend të dytë bashkëkombasin Marko Stankoviç dhe në vend të tretë austriakun Lenard SternsDorff.

“Ishte etapë e vështirë, rrugët ishin të vështira, kishte shumë ngjitje por ja dola. Ishte e vështirë në momentet e fundit sepse fuqia duhet të ishte në maksimum por pata mbështetjen e grupit tim ndaj edhe sot fitova”, tha ai.

Nga ana tjetër Stankoviç, i vendit të dytë pas garës ka bërë të ditur se nuk ka patur mbështetjen e çiklistëve të tjerë e për këtë e kishte të pamundur për të kaluar i pari finishin.

Pjesë e rrethit çiklistik janë çiklistët e ekipeve përfaqësuese të Serbisë, Greqisë, Austrisë, Bullgarisë, Holandës, Maqedonisë së Veriut, Kosovës, Malit të Zi dhe Shqipërisë. Etapa e dytë e turit çiklistik të Shqipërisë është Korçë-Elbasan, 120 km.

SHKARKO APP