U aksidentua pasi drejtonte mjetin në gjendje të dehur, arrestohet i riu në Korçë

Mjeti del nga rruga, përplaset me shtyllën elektrike në rrethrrotullimin Savër-Fier
Arrestohet i shumëkërkuari nga Fieri – EMRI
Policia e Korçës ka arrestuar një 24-vjeçar, pasi në gjendje të dehur ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe ka dalë nga rruga.

Uniformat blu bëjnë me dije se nga aksidenti ka vetëm dëme materiale.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin F. Sh., 24 vjeç, banues në Bilisht, Devoll, pasi në rrugën “Bilisht-Miras”, dyshohet se duke qenë në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit, i cili ka dalë nga rruga. Nga aksidenti ka vetëm dëme materiale.

SHKARKO APP