U dënua me katër vite burg, Barcelona i heq statusin e legjendës Dani Alves-it

Dani Alves doli para gjykatës në Barcelonë para disa ditëve dhe u dënua me katër vite e gjysmë burg për përdhunimin e një vajze 23-vjeçare në një prej klubeve të natës në qytetin e Barcelonës.

Ish-futbollisti brazilian, duket se pas këtij vendimi ka humbur respektin e shumë njerëzve teksa klubi i Barcelonës e ka larguar nga lista e futbollistëve që mbajnë statusin e legjendës.

Dani Alves me katalanasit ishte një nga futbollistët kryesorë të epokës së Barçës (luajti në 408 ndeshje me spanjollët), teksa kontribuoi në fitimin e shumë trofeve ku veçohen tre titujt në Champions League.

Gjithsesi historia përfundon në mënyrë të shëmtuar teksa edhe në Brazil, në vendlindjen e tij Bahia, kërkohet nga banorët e zonës që të hiqet statuja e Dani Alves nga Juazeiro.

SHKARKO APP