Home POLITIKE “U fik ...

“U fik dera e shtëpisë”, babai i vëllezërve të vrarë: Erdhën me armë për shezlongët

11
0

Në përplasjen me armë në Velipojë që regjistroi masakrën më të madhe në këtë sezon turistik, viktima mbetën 4 persona. Kujtim Ferracaku 59-vjeç, Xhovani Gocaj 25-vjeç, Edmond Gocaj 38-vjeç, vëllezër dhe Myzerim Zeneli, 20-vjeç, kamarier. Babai i dy vëllezërve që mbetën viktima për disa metra tokë, Pjetër Gocaj gjeti kurajon në kujën e madhe që i ka rënë, që të flasë për mediat për këtë tragjedi që ka shokuar mbarë opinionin publik.

Me lotët dhe të dridhurat që i ndërprisnin fjalët, me një rrëfim të sinqertë ai është lutur fillimisht që kjo tragjedi të mos i ndodhë kujt, ku edhe më pasi tregoi se djemtë u vranë në derën e shtëpisë. Me shpirtin e plagosur që humbi dy djemtë, ai shprehet se nuk ka qenë i pranishëm në vendngjarje dhe është habitur pasi i ka pasur pasur shokë dhe miq personat me të cilët ndodhi sherri që u kthye në tragjedi.

“Kjo që ka ndodhur mos i ndodhtë më kujt, mua më është fikur dera e shtëpisë. Uroj që mos t’i ndodhë askujt. Nuk e kuptoj si ka ndodhur konflikti, por e di që për shezlongët. Më kanë vrarë tek dera e shtëpisë, më kanë vrarë dy djemtë. Çfarë më duhet jeta më. Vitin e kaluar i kam pasur unë shezllonët, këtë vit ia kanë dhënë atij. Ne kemi pritur që të ndahen shezlongët sepse kanë qenë pa u ndarë ende, ata kanë ardhur dhe na vranë në shtëpi. Uroj mos t’i ndodhë më kujt se peshën e rëndë të kësaj ngjarje e kam unë mbi supe. Asgjë nuk dimë. Më kanë vrarë djemtë. Erdhën në derë të shtëpisë, të armatosur. Si tash e 30 vjet janë vra dhe për parking, armët kanë këto fenomene. Fatkeqësia jeme, ato i kam pasur shokë e kolegë, se në çfarë rrethanash ma kanë bërë këtë punë e me më ardhe tek dera. Mu duhet të më kishin thirrur, më shumë më njohin mua se çunat e mi. Ne i kemi vendosur shezllonet përpara se të bëhej ndarja nga shteti e shezlongëve, dhe ishim në pritje kur të vendosej kjo ndarje për të shikuar se ku i kemi ne dhe ku i kanë ata. Nuk kam ditur gjë, se nuk na kanë njoftu! I kam shokë, unë jam habitur. Të hënën do të sillja disa kosovarë dhe ndodhi kjo që ndodhi”, rrëfen Pjetri.

Babai tregon se i kanë vrarë fillimisht djalin e madh, menjëherë dhe më pas ka qëlluar dhe djali tjetër. “Ata erdhën dhe qëlluan djalin e madh të parin që ishte me dokumente angleze i cili ka ardhur për të investuar dhe punuar. Djersa e tij është (qan). Pastaj qëlluan edhe djalin tjetër, djali i dytë i ka qëlluar edhe ai. Kur ka ndodhur nuk kam qenë këtu, por nuk kanë ardhur për të folur përderisa kanë ardhur me armë tek dera e shtëpisë. Uroj mos t’i ndodhë më askujt”, deklaron ai. Sipas rregullit, çdo vit operatorët turistikë aplikojnë pranë ministrisë së Turizmit për t’u pajisur me leje lidhur me hapësirën që ata shfrytëzojnë në vijën bregdetare. Kjo leje ende nuk ishte miratuar nga autoritet edhe për shumë operatorë të tjerë. Kjo situatë ka krijuar paqartësi në terren, duke bërë që shumë biznese t’i zgjidhin vetë hapësirat, ndonjëherë edhe me gjuhën e forcës.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit