U la jashtë Europianit nga Sylvinho, Keidi Bare reagon kështu në rrjetet sociale

Trajneri Sylvinho publikoi më 27 maj listën e Kombëtares shqiptare me lojtarët e përzgjedhur për të shkuar në Europianin e Gjermanisë.

Jashtë listës mbetën shumë lojtarë të njohur si Sokol Cikalleshi, Myrto Uzuni apo edhe Keidi Bare.

Mesfushori shqiptar ka postuar një foto në Instagram ku shfaqet i buzëqeshur si dhe duke mbajtur veshur fanellën e Espanyolit.

SHKARKO APP