Home Sporti U rikthye në ...

U rikthye në fushë pas 9 muajsh, por Van Dijk u turpërua keq dje nga Jovetic (VIDEO)

20
0

Liverpooli pësoi një humbje 4-3 ditën e djeshme në miqësoren ndaj Hertha Berlin. Mbi të gjitha spikati lajmi për rikthimin në fushë pas 9 muajsh të Van Dijk.

Gjërat nuk është se shkuan shumë mirë për qendërmbrojtësin holandez. 10 minuta nga fundi, Stevan Jovetic e turpëroi me një veprim shumë të bukur brenda zonës duke e “plasur” në tokë, ndërkohë që më pas shmangu një tjetër mbrojtës dhe realizoi për dopietën personale.

Një aksion që lë shumë dyshime për formën e Van Dijk, i cili duhet të punojë shumë që të rigjejë formën e tij më të mirë në prag të sezonit. /R.Lika-Koha Jone/

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit