Home Sporti UEFA heq dorë...

UEFA heq dorë nga procedurat disiplinore ndaj Juves, Realit dhe Barçës!

8
0

UEFA tërhiqet nga ideja për të marrë masa disiplinore ndaj tri skuadrave, të cilat janë ende pjesë e Super League. Komisioni i Apelit në UEFA përmes një njoftimi ka vendosur që të të heqin dorë.

“Pas hapjes së procedurave disiplinore kundër FC Barcelona, ​​Juventus FC dhe Real Madrid CF për një shkelje të mundshme të kornizës rregullatore të UEFA-s në lidhje me të ashtuquajturin projekt “Super League”, Komisioni i Ankesave i UEFA-s ka vendosur të pezullojë procedurat deri ne njoftim tjetër”, shkruhet në deklaratë.

Vendimi vjen menjëherë pas vendimit të gjykatës në Zvicër që vendosën, për moskopetencë, që UEFA të marrë ndonjë dënim për klubet që janë pjesë e projektit. /R.Lika-Koha Jone/

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit