UEFA konfirmon VAR edhe në kualifikueset e Kombëtareve, në Shqipëri do të instalohet në “Air Albania”

UEFA ka konfirmuar vendimin e marrë nga Komiteti Ezekutiv në korrik të këtij viti, sipas së cilës sistemi Video Assistant Referee (VAR) do të përdoret në të gjitha kualifikueset për Kampionatin Evropian dhe Kupën e Botës 2022.

Sistemi do të jetë operativ që në ndeshjet e radhës kualifikuese, që do të luhen në muajin shtator i këtij viti. Në Shqipëri, VAR pritet që të vendoset vetëm në impiantin “Air Albania Stadium”, ku pritet të luhen edhe ndeshjet e grupit. /R.Lika-Koha Jone/

 

SHKARKO APP