Home Euro 2020 UEFA reagon s...

UEFA reagon sërish për rastin Eriksen: E pamundur të shtyhej ndeshja Danimarkë-Finlandë

8
0

UEFA ka reaguar sërish në lidhje me vendimin për të përfunduar takimin Danimarkë-Finlandë. Dueli i grupit B në Euro 2020 që u zhvillua të shtunën e kaluar, u ndërpre për shkak të arrestit kardiak që pësoi Christian Eriksen. Për fat mjekët vepruan shpejt dhe e mbajtën në jetë mesfushorin e Interit, ndërsa më pas u vendos të përfundonin 50 minutat që kishin mbetur pa u mbyllur.

“Lojtarët e dy skuadrave vendosën të zbrisnin sërish në fushë”, ishte reagimi i parë i UEFA-s, që u hodh poshtë dhe u kundërshtua nga kampi danez. Kritikat të shumta ka marrë Qeveria Europiane e Futbollit.

“Rregulli është i qartë, kur një ndeshje shtyhet duhet të zgjidhet sa më shpejt që të jetë e mundur. Dhe jo më vonë se të nesërmen. Është e pamundur të shtyhet një ndeshje për disa ditë për shkak të kalendarit të ngjeshur në Euro 2020.

Biletat janë shitur tashmë dhe ndeshjet duhet të luhen. Ka shumë pasoja kur spostohet një ndeshje. Duhet të merret gjithashtu parasysh që Finlanda do të luajë të mërkurën (15:00) në Shën Petersburg. Sa kohë duhet për të hequr tronditjen? Dy apo tre ditë?“, deklaroi Jim Stjerne Hanse.

Hanse është anëtar i Komitetit Ekzekutiv të UEFA, i cili ka mbajtur më parë postin e Sekretarit të Përgjithshëm të DBU (Federata e Futbollit të Danimarkës).

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit