Home Euro 2020 UEFA-Ukrainës...

UEFA-Ukrainës: Hiq mbishkrimin “Lavdi Heronjve Tanë’”

8
0

Pak para çeljes së kampionatit Europian ”Euro2020”, UEFA i ka thënë Ukrainës se duhet të heqë mbishkrimin ”Lavdi Heronjve Tanë” nga fanella e saj e futbollit, pas një ankese nga “Bashkimi Rus i Futbollit”.

Organi drejtues i futbollit europian njoftoi vendimin këtë të enjte, duke argumentuar se shkak ishte mbishkrimi i shoqëruar me një hartë të Ukrainës që përfshin Krimenë, aneksuar në 2014 nga Rusia.

Sipas UEFA-s e gjitha kjo ishte një deklaratë e hapur politike. Ukraina nuk do të luajë me Rusinë në fazat e grupeve të turneut, por mund të takohet më vonë nëse të dy skuadrat përparojnë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Lajmet e Fundit

Te Fundit