Home POLITIKE Ulsi Manja i ...

Ulsi Manja i kërkon opozitës të shtyjnë mandatin e KPK dhe Komisionerit Publik deri në fund të procesit të vettingut

63
0

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja i ka kërkuar opozitës që të shtyjnë mandatin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe Komisionerit Publik deri në përfundim të procesit të vettingut.

Dëshiroj t’i kthej përgjigje një kolegu deputet i cili ka ngritur problemin e mbarimit të mandatit të Komisionit i Pavarur të Kualifikimit. Reforma në Drejtësi dhe konsolidimi i sistemit të ri do të vijojë dhe në këtë legjislaturë. Kushtetuta ka përcaktuar se tre organet e vettingut, mandati i dy të para është 5 vjet nga data e ushtrimit të komisioneve ndërsa KPA e ka 9 vjet.

KPK dhe Komisioneri Publik, mandati i tyre përfundon në vitin 2022. Ecuria e procesit të vettingut është e tillë: 431 subjekte të vetuara. Pëer të garantuar vijueshmëri dhe për të ruajtur standardet e arritura kushtetuese dhe ligjore të certifikuara jo vetëm nga organet e vettingut por edhe me vendimet e Gjykatës së Strasburgut dhe mendojmë që ky proces të përfundohet nga organet e vettingut.

Ne do të kërkojmë edhe konsensusin e opozitës që mandati i KPK dhe komisionerëve publik të zgjatet deri në vetimin e plotë të të gjithëve. E thashë në fillim, është mandat kushtetues dhe zgjatja e mandatit kërkon ndërhyrje në Kushtetutë. Ne nuk i kemi votat e nevojshme për të ndërhyrë, por do të kërkojmë mirëkuptimin e opozitës sepse për ne, mbarimi me sukses i vettingut si një nga shtyllat kryesore në Reformën e Drejtësisë është garanci,- tha Manja.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit