United e nis me “manita” Premier League, super Pogba dhe Bruno Fernandes (VIDEO)

Manchester United e ka nisur në mënyrën më spektakolare sezonin e ri në Premier League, duke marrë një fitore në shifrat 5-1 ndaj Leed United. Paul Pogba dhe Bruno Fernandes ishin protagonist absolut në këtë ndeshje.

Mesfushori portugez ishte autor i tre golave, ndërsa francezi dha 4 asistë. Për golin e parë të kësaj ndeshje u deshën 30 minuta i shënuar nga Bruno Fernandes. Në fillimin e së dytës Leed gjeti barazimin. Luke Ayling befasoi me një goditje nga distanca dhe e çoi topin në rrjetë.

Paul Pogba kundërpërgjigjet duke dhënë një pasim për Greenwood, i cili me një goditje diagonal riktheu epërsinë. Më pas e mori skenën sërish Bruno Fernandes, që për 6 minuta shënoi edhe dy gola të tjerë dhe i mbylli llogaritë. Më pas do të kishte kohë dhe për një tjetër asistë të Pogba dhe të finalizuar nga Fred.

SHKARKO APP