United fiton me lehtësi ndaj Nottingham, shton shanset për Championsin (VIDEO)

Manchester United ka arritur një fitore bindëse 3-0 në ndeshjen e javës së 17-të ndaj Nottingham Forest. Djajtë e Kuq e nisën mjaft mirë ndeshjen duke shënuar dy gola në pjesën e parë.

Rashford zhbllokoi sfidën në minutën e 19-të me një goditje të bukur brenda zonës. 3 minuta më pas Martial dyfishoi shifrat duke përfituar dhe nga një gafë e portierit.

3 minuta nga fundi i kohës së rregullt, Fred do të realizonte dhe golin e tretë dhe të qetësisë për Djajtë e Kuq. United zë vendin e pestë me 29 pikë. /R.Lika-Koha Jonë/

SHKARKO APP