United fitore për “zemër të fortë” ndaj West Ham, shënon sërish Ronaldo (VIDEO)

Manchester United mori një fitore me shumë vuajtje 2-1 ndaj West Ham. Branhama zhbllokoi rezultatin në minutën e 30-të me një goditje në hyrje të zonës që do të pësonte një devijim dhe më pas do të shkonte në rrjetë. Gëzimi i vendasve zgjati vetëm 5 minuta, pasi Cristiano Ronaldo arriti që të vendosë baraspeshën.

Sfida dhuroi emocione të shumta veçanërisht në fundin e ndeshjes, teksa Lingard shënoi një super gol me një goditje fantastike në trekëndësh. Ëest Ham kishte shansin për të barazuar në shtesë, por Noble gaboi nga pika e bardhë.

SHKARKO APP