United kalon mes drithërimash me penallti Conventry, sfidon City-in në finalen e FA Cup

Manchester United është kualifikuar mes drithërimash për në finalen e FA Cup, ku do të sfidojë Manchester City-in. “Djajtë e Kuq” eliminuan mes drithërimash Coventry-n, skuadër e Championship, pas goditjeve të 11-metërshave.

Skuadra e drejtuar nga holandezi Ten Hag shpërdoroi fillimisht një epërsi prej tre golash të shënuar nga MacTominay, Maguire dhe Fernandes. Në pjesën e dytë Conventry bëri përmbysjen e madh me Simms, O’Hare dhe Wright. Edhe në shtesën me dy kohë prej 15 minutash nuk pati gola të tjerë.

Në lotarinë e 11-metërshave, United ju falë një pritje të Onana dhe një gabimi të kundërshtaëve.

 

SHKARKO APP