United mendon për një tjetër yll në Bundesligë pas akordit me Sanchon

Manchester United pasi ka mbyllur akordin me Jadon Sanchon nga Dortmundi, është në kërkim të një përforcimi në mesfushë.

Drejtuesit po përgatisin alternativat në rast se Paul Pogba do të kërkojë largimin këtë verë, pasi kërkohet nga Juventusi, dhe nëse ky operacion konkretizohet, pasuesi i tij mund të jetë Leon Goretzka.

Ky i fundit ka edhe një vit kontratë me kampionët e Gjermanisë, të cilët ende nuk i kanë ofruar rinovimin ndaj dhe pista Manchester United është mëse konkrete për lojtarin.

SHKARKO APP