United ndalet edhe ndaj Evertonit, Ronaldo nga solit nuk lë gjurmë (VIDEO)

Manchester United nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 në “Old Trafford” ndaj Evertonit. Trajneri Ole Gunnar Solskjaer vendosi të lërë në stol Ronaldon dhe Pogba, duke menduar t’u jepte pak pushim pas ndeshjes së Championsit.

Vendasit kaluan të parët në avantazh, kur Martial realizoi një gol të bukur pas një pasimi edhe më të bukur të Bruno Fernandes, dy minuta para fundit të pjesës së parë.

Gjithsesi Everton arriti të gjente golin e barazimit, me Andros Townsend në të 65-të, duke shfrytëzuar një kundërsulm perfekt. Miqtë shënuan dhe golin e avantazhit me Mina, por që do të anulohej për pozicion jashtë loje.

United mbetet në vend të dytë për momentin në Premier League, me pikë të barabarta me Everton nga 14.

SHKARKO APP