Urimi i Ambasadës Amerikane për 111-vjetorin e Pavarësisë: Për këtë ditë të veçantë, oficerët tanë kanë udhëtuar në të gjithë Shqipëri

Ambasada Amerikane ka uruar popullin shqiptar me rastin e 111 vjetorit të Pavarësisë.

Në një mesazh të shpërndarë në rrjetet sociale, Ambasada Amerikane shkruan:

Urime popullit shqiptar në 111-vjetorin e Pavarësisë nga Ambasada e SHBA! Për të shënuar këtë ditë të veçantë, oficerët tanë amerikanë dhe stafi ynë kanë udhëtuar në të gjithë Shqipërinë, jo vetëm për të ndarë këtë mesazh, por edhe për të përjetuar kulturën dhe historinë e larmishme, për të cilat aq shumë shqiptarë luftuan përgjatë historisë suaj të pasur. Gëzuar Ditën e Pavarësisë! Gëzuar Shqipëri!

SHKARKO APP