Uzuni përfundon në shatërvan pas ndeshjes, ja festa e shfrenuar (VIDEO)

Myrto Uzuni është padyshim heroi i Granadës, ku arriti të fitojë titullin në Ligën e Dytë spanjolle dhe ku u shpall golashënuesi më i mirë në kampionat me 23 gola dhe 5 asiste.

Pasi mori çmimin si golashënues dhe “po” nga e dashura e tij, Uzuni është bërë protagonist edhe në festën jashtë stadiumit. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare shihet me skuadrën e tij duke festuar, e duke u freskuar në një nga shatërvanët që ndodhej pranë tyre.

Videoja në rrjetet sociale është bërë virale dhe me siguri që nuk do të ketë ndonjë gjobë për të nga policia lokale, pasi hyrja në shatervane është e ndaluar.

SHKARKO APP