Home Sporti Uzuni projekt...

Uzuni projekton largimin nga Granada, dy skuadra e ndjekin në La Liga

62
0

Sulmuesi shqiptar i Granadës, Myrto Uzuni ishte protagonist me skuadrën e tij në këtë sezon, teksa realizoi 11 gola në La Liga. Gjithsesi, skuadra e njohur nuk siguroi dot qëndrimin në elitë, teksa në edicionin tjetër do të luajë në La Liga 2.

Sipas asaj që shkruajnë mediat spanjolle, Uzuni do të largohet nga Granada. Me gjasë, ylli kuqezi do të mbetet në La Liga, pasi kërkohet nga Las Palmas dhe Sevilla.

Uzuni pritet të jetë në listën e Kombëtares sonë për në Europian, atje ku do të përpiqet që të lërë shenjë dhe më pas të vendosë për të ardhmen. Ofertat për të mund të shtohen gjatë verës.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit