Home POLITIKE Vala e protes...

Vala e protestave/ Astrit Patozi: Shoh shenjat e një revolte, jo revolucion

286
0

PD-ja e Sali Berishës ka nisur një valë protestat. Protesta sa herë ka seancë plenare para Parlamentit dhe protesta kombëtare. Astrit Patozi, ish-drejtues i Bindja Demokratike, thotë se ai sheh më shumë një revoltë, sesa një valë revolucioni sipas pretendon Berisha. Po ashtu Patozi thekson edhe se Berisha e përdor retorikën e fortë politikë për të karikuar të tillët, të acarojë situatën për të ndarë kampet.

“Unë shoh shenjat e një revolte, jo të një revolucioni. Unë jam kundër revolucionit edhe sikur të ishte gjëja e duhur sepse i përkas principeve të djathta që e përjashtojnë revolucionin. Unë mendoj se e vetmja rrugë për të ndërruar pushtet janë zgjedhjet. Ndaj nuk besoj në format e tjera të dhunshme të marrjes së pushtetit.

Berisha e përdor retorikën e fortë politikë për të karikuar të tillët, të acarojë situatën për të ndarë kampet. Është një taktikë e vjetër, është pjesë e shkollës së tij politike që ta ndajë Shqipërinë në dy pjesë, bardhë e zi.

Nuk e ka gabim si strategji kur bëhet fjalë për një parti politike, por e ka gabim kur bëhet fjalë për gjithë shoqërinë. Nuk është ndonjë gjë e këndshme, e admirueshme, për pjesën tjetër të shoqërisë që kërkon rotacion pushteti”, tha Patozi në ”A2Cnn”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit