Valbona feston datëlindjen, por “biri” Luizi nuk u pa askund

Placeholder Image

Këngëtarja e njohur e muzikës popullore, Valbona Mema, mbrëmjen e së martës festoi ditëlindjen e saj në një festë mes familjarësh dhe miqve.

Në festën e ditëlindjes, nga videot dhe postimet në rrjete sociale është vënë re se në festë kanë qenë të ftuar edhe disa prej ish-banorëve të “BB Vip2”, që kanë ruajtur raporte të mira me këngëtaren.

Ish-banorët e BB VIP të pranishëm në festën e ditëlindjes së Valbonës ishin Armaldo Kllogjeri, Ronaldo Sharka, Keisi Medini, Diola Dosti, Gerti Koxha, Tan Brahimi, Antoneta Koçi.

Nuk dihet nëse këngëtarja ka ftuar edhe të tjerë ish-banorë. Sigurisht që u vu re mungesa e Luiz Ejllit, me të cilin Valbona ka pasur një raport shumë të mirë brenda shtëpisë, madje e quante edhe “biri”.

SHKARKO APP