Van Basten e kritikoi ashpër, De Ligt i kthen këtë përgjigje!

Matthijs de Ligt zhvilloi një ndeshje shumë të mirë mbrume me Holandën në Europian, por kjo nuk e ka bindur ende legjendën Van Basten, i cili ka kritikuar mesfushorin: “Ka shkuar tek Juventus për të mësuar si mbrohet, por nuk besoj se ka mësuar shumë”.

Përgjigja e mbrojtësit të bardhezinjve ka qenë e menjëhershme, por pa e kundërshtuar legjendën.

“Kur një kampion si Van Basten të kritikon, duhet dëgjuar dhe kaq. Edhe ai ka luajtur në Itali dhe e kam kuptuar se çfarë donte të thoshte, por ndonjëherë në fushë të ndodh të marrësh vendime brenda një sekonde. Është e vërtetë se nuk arrij akoma të zhvilloj ndeshje perfekte, por jap gjithmonë gjithçka për të arritur maksimumin”.

SHKARKO APP