Home POLITIKE Vasili: Mijër...

Vasili: Mijëra qytetarë që presin drejtësinë, dhe miliona euro që rrezikohen të paguhen si dëmshpërblim

28
0

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, ka reaguar lidhur me situatën e krijuar në Gjykatën e Lartë si pasojë e mos funksionimit të saj, çka ka sjellë dhe akumulimin e çështjeve të patrajtuara nga togat e zeza të kësaj gjykate.

Përmes rrjeteve sociale, Vasili thekson se ndërsa janë me mijëra qytetarë që presin të marrin drejtësinë, por që iu lind e drejta e njohur me ligj, që të dëmshpërblehen për vonesat e pajustifikuara.

Nisur nga kjo, Vasili jep alarmin se miliona euro rrezikojnë të paguhen, që janë shumë më shumë se ato të shpenzuara për reformën në drejtësi.

“Plot 36788 çështje akoma të pashqyrtuara vetëm në Gjykatën e Lartë.

Mijëra e mijëra qytetarë janë pa asnjë shpresë për të marrë drejtësi.

Shumë qytetarë po ikin nga kjo jetë pa mundur që dosjet e tyre as të preken me dorë.

Mijëra e mijëra qytetarëve ju lind e drejta e njohur me ligj, që të dëmshpërblehen për vonesat e pajustifikuara dhe miliona euro rrezikojnë të paguhen, shumë më shumë se ato të shpenzuara për reformën në drejtësi.

Këto fakte janë shumë të rënda dhe kurrë nuk mund të anashkalohen.

Kjo situatë skandaloze kërkon zgjidhje dhe jo propagandë.

Çdo zgjidhje kundër Kushtetutës dhe në dëm të cilësisë së dhënies së drejtësisë është anti-drejtësi”, shprehet nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit