Vasili: Pa u zbardhur 25 prilli, jo marrëveshje me PS për ndryshimet kushtetuese

Nënkryetari i LSI-së, dhe deputet i zgjedhur në zgjedhjet e 25 prillit, Petrit Vasili thotë se nuk do të ketë marrëveshje me maxhorancën për ndryshimet kushtetuese, pa u zbardhur masakra zgjedhore.

”Ndryshime kushtetuese kërkojnë edhe kompromisin dhe votimin nga ana e Rilindjes. Për të vajtuar dhe ndërtuar kompromise të tilla, pa zbardhur këto përgjegjësi shumë të rënda që janë masakrimi i zgjedhjeve, Reforma në Drejtësi dhe çështjet e shkatërrimit ekonomik, nuk mund të shkojmë për një arsye shumë të thjeshtë sepse ne kemi bërë një sprovë shumë të madhe në 5 qershor”, tha ai për ”Euronews”.

SHKARKO APP