Vasili: Sa të jetë Rama s’ka polici për qytetarët, por jastëk të ngrohtë për trafikantët!

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, me anë të një postimi në rrjete sociale thotë se për aq kohë sa kryeministri Edi Rama do të jetë në krye të vendit, s’do të ketë polici për qytetarët.

Ai pretendon se kryeministri ka asgjësuar policinë e Drejtorisë së Sigurimit të Shtetit dhe e vuri atë në shërbim të trafikut dhe trafikantëve.

Postimi

Fjala ristrukturim i policisë thënë nga Rama do te thotë vetëm zëvendësim i ushtareve te djegur me ushtare te rinj ne policinë e drogës.

Gangrena e narkotrafiku e ka gërryer tërësisht policinë dhe vetëm një i marre mund te besoje me tek ajo.

Rama asgjësoi policinë e Drejtoria e Sigurimit të Shtetit  dhe e vuri ne shërbim te trafikut dhe trafikanteve.

Policia, qe mbyll radarët qe te lejoje drogën ta kaloje është dëshmi e fundi te turpshëm dhe kriminal te saj.

Dhjetëra Shefa policie te përlyer deri ne gryke me trafikun e drogës do te thotë qe peshku është qelbur nga koka.

Rama është sot nen akuze për shkatërrimin e policisë dhe kthimin e saj ne një force, qe nuk ngjall asnjë besim dhe qe i bën shqiptaret te ndihen te pambrojtur përballe krimit.

Një polici, qe mbulon te vërtetat, qe u rri ne krah e ne mbështetje krimineleve  kjo është policia e Edi Rames.

Një polici e politizuar rilindase, arrogante dhe e korruptuar gjer ne palce kjo është policia e degraduar e Edi Rames.

Sa kohe qe Edi Rama është kryeministër nuk ka dhe nuk do te këtë polici shteti  për qytetaret, por do te jete një polici jastëk i ngrohte ku mbështesin kokën trafikantet dhe kriminelet.

 

SHKARKO APP