Vdekja e mistershme e biznesmenit Nelaj teksa notonte, Policia përjashton bombolën e oksigjenit

Familjarët i dhanë lamtumirën Armand Nelajt, biznesmenit që vdiq në rrethana ende të paqarta teksa notonte dy netë më parë. Shpërthimi i fuqishëm tronditi qytetin mbrëmjen e së hënës ( (24 qershor 2024) në orën 22:00, kur të gjithë ishin të fokusuar tek ndeshja Shqipëri-Spanjë.

Viktima i veshur si polumbar ishte zhytur 100 metër larg portit të Sarandës. Policia fillimisht tha se ka shpërthyer bombola e oksigjenit, por këtë të mërkurë doli me njoftim të ri, ku bombola nuk përmend si shkak. Kjo pasi ka dyshime të forta se biznesmeni mund të jetë vrarë me tritol.

“Dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e një shpërthimi, ndërkohë që notonte në det, pranë gomones së tij, shtetasi Armand Nelaj 52 vjeç, banues në Sarandë. Pritet akti i ekspertimit per arsyen e shperthimit. Ndërkohë, në drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Familjarët kanë deklaruar se s’kanë dijeni për konflikte dhe as nuk e dinin vendndodhjen e tij mbrëmjen e së hënës. Hetuesit kanë dyshime të forta se biznesmenit mund t’i jetë bërë anentat për shkak të konflikteve apo konkurencës në biznes.

SHKARKO APP