Vdesin dy të rinjë, sherr dhe bien nga kati 8-të

Nuk ndalojnë ngjarjet makabre në Tiranë. Një ngjarje tragjike ka ndodhur pasditen e sotme në Tiranë. Një burrë dhe një grua, jo bashkëshortë janë protagonistë të një sherri që përfundoi me vdekjen e të dyve.

Paraprakisht dyshohet se të dy, 26-vjeçari Kliton Pira dhe Jawsackie Jaboah, shtetase e huaj kanë qenë në një apartament në katin e tetë me qira ditore dhe pas një konflikti mes tyre, burri ka qëlluar gruan me thikë.

Të dy kanë ndërruar jetë.

 

SHKARKO APP