Home POLITIKE Erion Veliaj ...

Erion Veliaj merr titullin “Qytetar Nderi” i Prizrenit

74
0

Në 15-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u nderua me titullin “Qytetar Nderi” nga Komuna e Prizrenit. Titulli iu akordua nga kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, i cili tha se Veliaj shembullin e një drejtuesi modern që ka transformuar Tiranën, njoftoi sot Bashkia e Tiranës.

Në fjalën e tij, Veliaj u shpreh i emocionuar për marrjen e titullit “Qytetar Nderi” dhe tha se vetëm të bashkuar mund t’ia dalim të ecim përpara, duke u zotuar se do të kontribuojë më shumë për qytetin e Prizrenit.

“Sot, si qytetari më i ri i Prizrenit, ndjej një detyrim që, përveçse të vë përpara punët e qytetit të Tiranës, ta mbaj gjithmonë një hapësirë të kohës sime, të energjive të mia, për ta promovuar Prizrenin. Është lajm i jashtëzakonshëm që sot Prizreni, qyteti historik, qyteti multifetar, multietnik, është bërë një qendër graviteti. Për sa kohë sot kthehet në një qytet që promovon vlera, promovon mirësi, dashuri, kulturë, art, unë besoj se ditët më të mira në qytetin tonë të Prizrenit i kemi përpara. Sot jam i nderuar që, bashkë me mua janë Blerina dhe Etjeni, deputetë të Parlamentit të Shqipërisë, për të dëshmuar që ne jemi bashkë. Ne mund të kemi punë të ndryshme, mund të kemi vokacione të ndryshme, mund të kemi parti të ndryshme, ama për disa qëllime ne punojmë bashkë. Dallimet tona nuk janë aq të mëdha sa të na përçajnë dhe duhet të punojmë për qëllime të përbashkëta”, u shpreh Veliaj.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit