Home POLITIKE Veliaj në kon...

Veliaj në konferencën e Straife: Sot në Shqipëri bëhet më lehtë biznes! Fokusi ynë, arsimimi digjital i të rinjve dhe të rejave

38
0

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ftoi kompanitë ndërkombëtare që të zhvillojnë bizneset e tyre në Shqipëri. I pranishëm në konferencën e Straife, me tematikë “Trendet e Reja në Bashkimin Europian”, ku merrnin pjesë drejtues të industrisë dhe ekspertë ndërkombëtarë, Veliaj theksoi se sot është më e lehtë për të bërë biznes në Tiranë dhe Shqipëri.

“Sot është më e lehtë për të bërë biznes sepse ka një klimë shumë herë më pozitive. Dikur një vend që prodhonte konflikte, sot është prodhuesi më i madh i stabilitetit në rajon. Ky stabilitet është shumë mirë për të bërë biznes, shumë mirë për turizëm, shumë mirë për sigurinë e atyre që na vizitojnë dhe që operojnë në industrinë e mikpritjes”, tha Veliaj. Për të Tirana sot prodhon 25-30 milionë euro në ditë ekonomi për Shqipërinë, ndërsa theksoi se pritet edhe një bum me turistë.

“Kjo do të thotë se mbarëvajtja e qytetit, çdo ditë, është një kontribut kryesor në ekonominë e vendit. Një ditë të mos funksionojë siç duhet qyteti, sikur një ditë të ndërpriten shërbimet, siç e pamë kur patëm sulmet kibernetike nga Irani, sigurisht që çon në të ardhura të munguara dhe në biznes të pakonkretizuar. Ndaj, edhe për ne është kyç që të fokusohemi në ekonominë e vendit. Sot për ne në këtë mandat të 3-të, jetike është bërë ekonomia. Shqipëria vjet pati një bum turistik prej 10 milionë turistësh, këtë vit presim 14-15 milionë. Për një qytet si Tirana, që vizitohet nga rreth 1 milionë turistë në muaj, kjo çon në dyfishim artificial të popullsisë, që do të thotë dyfishim i mbeturinave, i amortizimit të infrastrukturës, i nevojës së furnizimit me ujë dhe me energji elektrike, të makinave me qira që shtohen në trafik, etj”, deklaroi Veliaj.

Nga ana tjetër, kreu i Bashkisë tha edhe se qyteti ka marrë një vendim për t’u fokusuar në punët e së ardhmes. “Fokusi ynë është të fillojmë që në klasë të parë me programimin për fëmijët, për të vazhduar pastaj në adoleshencë me qendrën TUMO, te Piramida e Tiranës. Po bashkëpunojmë me dy agjenci si “Plug&Play” dhe “Ecole 42”, për t’u siguruar që e drejta për arsim digjital të quhet një e drejtë themelore e çdo njeriu, ose çdo fëmije të lindur në Tiranë”, u shpreh ai.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit