Veliaj pret Presidentin e Rajonit të Pavarur Friuli-Venezia-Giulia: Tirana, qytet Europian dhe partner strategjik në bashkëpunimin mes dy vendeve

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti në një takim Presidentin e Rajonit të Pavarur Friuli-Venezia-Giulia, Massimiliano Fedriga, dhe ekipin drejtues që e shoqëronte në vizitën e tij në kryeqytetin shqiptar. Presidenti Fedriga vlerësoi punën e bërë për transformimin e Tiranës, duke e konsideruar atë si një partner strategjik në bashkëpunimin mes dy vendeve. Ai nënvizoi faktin se forcimi i këtij bashkëpunimi, si dhe shfrytëzimi i mundësive për investime, do të jetë një shtysë e rëndësishme drejt një të ardhmeje të përbashkët evropiane.

“Shqipëria, dhe veçanërisht Tirana, përfaqësojnë një partner strategjik dhe thelbësor për mundësitë reciproke që mundemi të ndërtojmë së bashku. Sipërmarrjet italiane do munden të gjejnë mundësi të madhe për të investuar në sektorin e inovacionit këtu sepse mund të jenë oportunitete jo vetëm për Shqipërinë, por për të gjithë hapësirën e Ballkanit, në të cilën Shqipëria është pikë referimi me kryeqytetin e saj, Tiranën. Trieste, qartësisht qendra e Friuli-Venezia-Giulias, ka një marrëdhënie të veçantë me Mesdheun, sikurse në rastin e “Kryeqytetit Europian të Kulturës”, Gorica dhe Nova Gorica, dhe të “Kryeqytetit Mesdhetar të Kulturës dhe Dialogut”, Tiranës. Pasuar nga marrëveshjet e lidhura me Shqipërinë unë besoj se Tirana, që më duhet të them edhe falë punës së jashtëzakonshme që ju keni bërë në këtë qytet, duke e transformuar në një qytet europian, mund të gjenden mundësi të rëndësishme për të ndërtuar së bashku një të ardhme evropiane”, theksoi ai.

SHKARKO APP