“Vëllai”, sulmuesi i Juventusit poston foton me Manajn pas ndeshjes

Alvaro Morata dhe Rey Manaj u futën të dy në fraksionin e dytë në duelin e djeshëm mes Spezias dhe Juventusit. Dy sulmuesit në fakt kanë një marrëdhënie shumë të mirë mes tyre, dhe këtë gjë e treguan edhe me anë të një postimi që ka bërë sulmuesi i bardhezinjve.

Morata postoi një foto me lushnjarin në “Insta Story” duke e shoqëruar me mesazhin “vëllai”. Fotoja është bërë para autobusëve të të dyja skuadrave.

Manaj ka luajtur në Itali dhe në Spanjë, ku ka krijuar jo pak miqësi edhe me futbollistë të njohur. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP