Home POLITIKE Vendi mbërthe...

Vendi mbërthehet nga bora! Në Kukës, Lezhë e Korçë dhjetëra fshatra pa energji elektrike! Rrugët të kalueshme me zinxhirë

46
0

Shqipëria është mbërthyer nga i ftohti, ndërsa në veriu, verilindja dhe juglindja e vendit është mbuluar nga reshjet e borës. Në këtë zona termometri ka shënuar minus gradë celsius. Rrugët me prezencë dëbore janë të kalueshme me zinxhirë ose goma dimërore. Në Kukës, Korçë e Lezhë disa fshatra janë pa energji elektrike.

qarkun e Lezhës janë ndërprerë reshjet e shiut dhe të borës. Ne zonat e thella të Mirditës si në njësitë Fan, Orosh dhe Selitë, trashësia ka arritur deri në 40 cm, duke sjellë bllokim të disa akseve rrugore të fshatrave që lidhin i lidhin me qendrat e njësisë.

Bashkia Kurbin

Nuk raportohen problematika deri në këto momente. Në disa fshatra ka mungesë te energjisë elektrike, për të cilat po punohet nga personeli i OSHEE për ti riparuar.

Bashkia Mirditë

Situata paraqitet e qetë pas ndërprerjes së reshjeve të dëborës. Temperaturat janë shumë të ulëta të cilat variojnë -3 deri në 1 gradë. Në njësinë administrative Kaçinar rruga ka ngrica të shumta, por e kalueshme me zinxhir në disa vende. Energji elektrike nuk ka në fshatrat Arrëz, Kaçinar, Shtuf, Shëngjergj.

Ka prezence akulli ne rrugët që lidhen fshatrat me Njësite Administrative dhe ne disa zona për shkak të erës janë krijuar grumbuj dëbore në rrugë ku pengon kalimin e mjeteve. Ka filluar puna për hapjen e rrugëve te bllokuara nga dëbora në njësitë administrative Fan dhe Orosh.

Grupet e punës të OSSHE do të jenë në terren ku kanë bërë të mundur riparimin e defekteve të linjave elektrike të dëmtuara. Nga policia e qarkullimit rrugor janë marr masat për monitorimin e qarkullimit të mjeteve në akset ku qarkullohet vetem me zinxhir. Mungesë furnizimi me uji nuk raportohet.

Situata në Qarkun Kukës është e qetë dhe pa reshje bore, të cilat i kanë lënë vendin ngricave. Në qytetin Kukësit ngricat kanë krijuar shtresa akulli ne rrugët dytësore të lagjeve t¡ qytetit si dhe trotuaret duke vështirësuar lëvizjen e qytetareve në orët e para të ditës se sotme. Nga bashkia po bëhet kriposja e rrugëve kryesore te qytetit te cilat janë te qarkullueshme normalisht. Nuk ka probleme me energji.

Rrugët nacionale të Bashkisë Kukës janë të qarkullueshme normalisht me goma dimërore. Subjektet kontraktore kanë vazhduar punën gjatë gjithë kohës, për pastrimin, kriposjen dhe mbajtjen funksionale të tyre.

Nga bashkitë Tropojë dhe Has nuk ka raportime për ndonjë problematikë të veçantë sa i përket emergjencave shëndetësore apo te banoret. Në bashkinë Kukës janë të bllokuara rrugët e Nj.Ad Arrën, Zapod, Grykë Çajë, dhe Kalis.

Bashkia Tropojë

Të gjitha rrugët që lidhin Nj.Ad me rrugët nacionale janë të kalueshme. Po punohet për hapjen e rrugëve që lidhin fshatrat me Nj.Ad.

Bashkia Has

Në bashkinë Has janë të bllokuara rrugët e fshatrave Nikoliq dhe Vlahen, ndërsa rruga Krumë Cahan kalohet me vështirësi. Të gjitha rrugët e tjera janë të kalueshme. Nga bashkitë me kapacitetet e tyre po punohet për hapjen e rrugëve që lidhin fshatrat me Nj.Ad. Furnizimi me energji elektrike. Nuk furnizohen me energji elektrike: Në bashkinë Kukës Nj.Ad Arrën, Surroj, Topojan, Ujmisht, Kolsh, Bushtricë, Grykë-Çajë dhe Kalis. Nj.Ad Gjinaj bashkia Has dhe Nj.Ad Lekbibaj, Bujan, Llugaj, Margegaj, Tropojë e vjetër, bashkia Tropojë.

qarkun e Korçës gjatë natës reshjet e dëborës kane vazhduar me intensitet të shoqëruara me erë të fortë. Aktualisht reshjet e dëborës janë me intensitet të ulët.

Trashësia mesatare e bores ka shkuar deri në 25-50 cm. Rruga e Dardhës shënon 50 cm trashësi. Ndërkohë temperaturat minimale gjate natës kane qene shumë te ulëta -(-6)-(4) gradë celsius ndërsa aktualisht termometri shënon -2. Për pastrimin e rrugëve nga bora dhe kriposjen e tyre kanë punuar pa pushim në të gjitha akset.

Në aksin Korçe-Erseke kanë punuar 5 borëpastruese, ne aksin Korçe-Dardhe 3 borëpastruese në aksin Korçe -Voskopojë 2 borëpastruese. Po punohet momentalisht për të hapur rrugët e brendshme në fshatin turistik të Voskopojës. Janë hapur rrugë lidhëse me Gjançin dhe Lubonjën, kalohen me zinxhirë, aty trashësia shkoi deri në 40 cm gjatë natës. Në majën e Mashkullorës mbi një metër trashësi, po punohet për hapjen e rrugës.

Gjithashtu po pastrohen rrugët e brendshme në njësitë e ulëta, konkretisht në Bulgarec dhe Ciflig. Ndërkohë sipas informacioneve të gjitha akset janë të hapura dhe nuk ka pasur probleme ne qarkullim. Për drejtuesit e mjeteve rekomandohet te përdorin goma dimërore ,te pajisen me zinxhirë dhe te reduktojnë shpejtësinë kur kalohet ne zona me dëborë.

Sa i përket mungesës së energjisë elektrike janë rreth 1700 abonentë në zona të ndryshme të fshatrave të thellë malorë. Përmendim këtu fshatrat, Clirim, Panarit, Grabockë, Treskë, Mollas, Podgozhan, Jollë, Homezh, Trebinjë, Çezmë, Lekas, Senisht, Zvarisht, Tresovë, Novoselë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit