Vendi më i vogël në botë merr medalje ari në Lojërat Olimpike

Vendi me popullsinë më të vogël, Bermuda, që merr pjesë në Lojërat Olimpike ka arritur që të fitojë medalje. Me një popullsi prej vetëm 63 mijë banorë, bëhet shteti më i vogël që fiton medalje të artë olimpike në Lojëra Olimpike.

Flora Duffy e fitoi të artën në triatlon në Tokyo 2020. Atletja 33-vjeçare, e cila po merr pjesë në Lojëra Olimpike për herë të katërt në karrierë, mori fitore për ishullin e territorit britanik në garën individuale të triatlonit.

Kjo garë dërrmuese, e përbërë nga noti në ujë të hapur për një milje, çiklizmi për gati 25 milje dhe vrapim për 4.6 milje, u fitua nga atletja me eksperiencë.

Oympics-Triathlon-Dominant Duffy wins famous gold for Bermuda | Reuters

SHKARKO APP