Home Sporti Vendimet e Ko...

Vendimet e Komisionit të Disiplinës, dënohet me 8 ndeshje zyrtari i Vllaznisë

14
0

8 ndeshje pezullim dhe ndalim i hyrjes në ambientet sportive deri në përfundimin e dënimit. Kjo është masa e marrë nga Komisioni i Disiplinës për zyrtarin e Vllaznisë, Artan Brahimi, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes në mënyrë të përsëritur.

Nga katër ndeshje pezullim dënohen dy zyrtarë të Besës së Kavajës, Romeo Bizhdili dhe trajneri Dorian Bubeqi.

Vendimet

Zyrtari i KF Vllaznia, Artan Brahimi,për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes në mënyrë të përsëritur, në bazë të nenit 14/1/j të KDE dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti. Në zbatim të nenit 6/2/c të KDE, zyrtarit i ndalohet hyrja në të gjitha stadiumet, në veprimtaritë sportive të organizuara nga FSHF, deri në përfundim të dënimit.

Zyrtari i FC Besa, Romeo Bizhdili, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes në bazë të nenit 14/1/j të KDE dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Zyrtari i FC Besa, Dorian Bubeqi, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i Albanet U-19, Luis Sardi, për kërcënime ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/k të KDE, dënohet me 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

Rinia EL B, U-13, për mospërmbushje të detyrimeve dhe përgjegjësive duke shkaktuar braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Dytë, zona Rajonale Tiranë, kundër AF Kampionët U-13, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.

Pranimin e kërkesës së KF Egnatia, për konvertimin të pjesës së mbetur të dënimit për lojtarin Sebastjan Spahiu në bazë të nenit 75 të KDE.

Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KF Erzeni U-21, Laert Sallaku, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.

Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KF Erzeni U-21, Klaus Cerganji, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.

Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KF Erzeni U-21, Klajvi Zeneli, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.

 

 

Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit