Home POLITIKE Vendimi për v...

Vendimi për vulën dhe logon e PD-së më 3 Mars, Taulant Balla: Kujt i djeg miza le ta mbajë!

262
0

Kryetari i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla, thotë se nuk ka asnjë interes në lidhje me problemet e brendshme të PD-së, dhe në lidhje me deklaratën e tij se më 3 Mars do të përfundojnë tensionet në Kuvend, u shpreh vetëm duke ironizuar “Kujt i djeg miza le ta mbajë”.

”Kujt i djeg miza nën kësulë ti djegë, përfaqësuesit e foltores që më 16 janar kanë thënë që nuk do të ketë zhvillime normale të punimeve të Kuvendit dhe kësaj i jam referuar edhe unë. Ajo situatë skandaloze që ndodh në Kuvend nuk ka për tu përsëritur, nuk kam asnjë interes se kush e fiton gjyqin e çështjeve të brendshme të PD-së.

Ajo që ka rëndësi është që sot Kuvendi iu kthye normalitetit dhe gjithçka që ne bëmë duke zbatuar rregulloren e kuvendit, ku në çdo rast ku bllokohet foltorja pasi kryetari i kuvendit i tërheq vëmendje, sekretariati merr masa. Unë jam kryetar i grupit të shumicës dhe sipas rregullores më shumë se 7 deputetë kanë të drejtë ti drejtohen sekretariatit”,-tha në ”Top Story”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit