Veriu mbushet me parulla kundër Kosovës
![](https://kohajone.com/wp-content/uploads/2024/02/417457914_370343655787991_4173293547899586183_n-1.jpg)
Në 4 komunat me shumicë serbe të veriut të Kosovës janë parë mëngjesin e kësaj të diele parulla të shumta me mesazhe kundër Kosovës. “Kur të kthehet ushtria në Kosovë, Brigada e Veriut jeton”, thuhet në to.
“Brigada e Veriut” dhe “Mbrojtja Civile” janë dy organizatë të shpallura terroriste nga qeveria e Kosovës në qershor të vitit 2022.
Për ngjarjen ka reaguar zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për Veton Elshani që tha se kanë nisur hetimet për të zbuluar autorët.