Verona i shkakton humbjen e parë Romës së Mourinhos, Lazio ngec ndaj Cagliarit (VIDEO)

Surprizat në Seria A nuk kanë munguar mbrëmjen e sotme. Jose Mourinho ka pësuar humbjen e parë në këtë sezon me Romën. Verdhekuqtë u mundën 3-2 nga Verona, teksa Tudor debutoi në mënyrën më të mirë të mundshme.

Pellegrini zhbllokoi rezultatin për Romën, por Barak dhe Caprari e përmbysën në fillimin e së dytës. Më pas Ilic e dërgoi topin në portën e tij, ndërkohë që Verona gjeti sërish forcat për të shënuar golin e tretë dhe të fitores me Davide Faraonin.

Lazio nuk shkoi më shumë se një barazim 2-2 ndaj Cagliarit. Immobile dhe Cataldi realizuan për vendasit, ndërkohë që në krahun tjetër gjetën golin Joao pedro dhe Keita Balde. /R.Lika-Koha Jone/


SHKARKO APP