Home POLITIKE VIDEO/ 150 mi...

VIDEO/ 150 minuta protestë, fl*kë dhe zj*rr! Berisha nis fushatën zgjedhore. Bardhi: Nuk dorëzohemi

193
0

33 vite pas rrëzimit të shtatores së diktatorit Enver Hoxha, opozita doli këtë mbrëmje në shesh, pas bashkimit mes grupit të Bardhit me Rithemelimin e Sali Berishls. Ata kërkojnë largimin e kryeministrit Rama dhe qeverisë socialiste, që sipas tyre është e zhytur në korrupsion.

Pas 150 minutash protesta e thirrur nga PD-ja e Berishës dhe e Bardhit, por e mbështetur edhe nga partitë opozitare u mbyll, edhe pse në fund kishte tensione. Në fjalën e tij nga banesa, Sali Berisha pasi çeli edhe fushatën zgjedhore, njoftoi edhe nisjen e betejës pa kthim të mosbindjes civile kundër diktaturës së dytë, siç e cilësoi ai për rikthimin e votës së lirë dhe çeljen e dyerve të integrimit evropian të Shqipërisë,

“Ky 20 shkurt është edhe më i rëndësishëm se 20 shkurti i rrëzimit të shtatores së diktatorit. Sepse ne inaugurojmë sot misionin tonë në Tiranë dhe mbarë Shqipërinë, betejën pa kthim të mosbindjes civile kundër diktaturës së dytë, të bazuar në krimin, drogën, vjedhjen e shqiptarëve. Betejën për çlirimin e Shqipërisë dhe shqiptarëve nga narkodiktatura e shëmtuar e Edi Ramës. Ne inaugurojmë betejën popullore pa kthim për rikthimin e votës së lirë dhe çeljen e dyerve të integrimit evropian të Shqipërisë, të mbyllura nga regjimi i Tiranës”.

Duke e cilësuar protestë-uragan, Berisha tha se “përcjellim mesazhin për botën se populli opozitar do i rezervojë diktaturës së dytë, dmth narkoshtetin të Edi Ramës, fatin që meriton, fatin që i rezervuam diktaturës komuniste 33 vite më parë”. Ai shprehu mirënjohjen ndaj protestuesve që në ditët më të zeza për opozitën shqiptare, ju nuk u dorëzuan.

“Rama nuk ia doli të shkatërronte opozitën dhe atë që i prishi ëndrrën për mbretërim, PD-në dhe opozitën shqiptare”, me këto fjalë iu drejtua sekretari i Përgjithshëm i PD-së Flamur Noka, protestuesve në bulevardin dëshmorët e Kombit, duke i dhënë ultimatum kryeministrin se opozita është gati për ta rrëzuar atë nga pushteti.

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazmend Bardhi, në fjalën e tij përpara protestuesve deklaroi se Shqipëria sot është e zhytur në korrupsion dhe krim. Bardhi tha se Edi Rama po mbjell krim dhe frikë dhe për opozitën. Ai shtoi se me qytetarët përkrah, opozita do ia dalë që të vijë në pushtet dhe të bëjë një vend më të mirë.

Në protestën e sotme të opozitës është e pranishme edhe deputetja Jorida Tabaku, e cila nuk i është bashkuar zyrtarisht grupimit të Sali Berishës dhe Gazment Bardhit. Deputetja shprehu skepticizëm pak ditë më parë në një reagim të gjatë, ndërsa është deklaruar publikisht kundër sulmeve ndaj SPAK si dhe kundër aksionit të opozitës në Parlament duke sjellë bllokimin e seancave

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit