VIDEO/ Gati argjinatura mbrojtëse për prurjet e lumit Drin, Rama: Zgjidh rrezikun e përmbytjeve në Shkodër

Ka përfunduar argjinatura mbrojtëse nga prurjet e lumit Drin në fshatin Juban të Shkodrës.

Lajmin e ka dhënë kryeministri Edi Rama, i cili ka ndarë disa pamje në rrjete sociale, teksa thotë se kjo do të zgjidhë njëherë e mirë rrezikun e përmbytjeve për fshatrat Kuç dhe Vukatanë në njësinë administrative Guri i Zi.

“Në fshatin Juban të Shkodrës ka përfunduar argjinatura mbrojtëse për zonën nga prurjet e lumit Drin.

Argjinatura që është ndërtuar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe bashkia Shkodër, zgjidh një herë e mirë rrezikun e përmbytjeve për fshatrat Kuç dhe Vukatanë në njësinë administrative Guri i Zi, duke ua lehtësuar jetën dhjetra banorëve gjatë periudhës së dimrit”, ka shkruar kryeministri.

SHKARKO APP