VIDEO/ Kryesocialisti Rama nis turin e takimeve në mbarë Shqipërinë: Në 2025 fitore më të thellë

Zgjedhjet parlamentare të 2025 kanë bërë që Partia Socialiste të jetë në terren.

Kryesocialisti Edi Rama ka nisur një tur takimesh me anëtarët e organizatave të Partisë Socialiste në gjithë Shqipërinë. Në fokus të këtyre takimeve do të jetë rienergjizimi i Partisë Socialiste.

“Mbledhje e dy organizatave të Partisë Socialiste të bashkisë Elbasan, njëra urbane e tjetra rurale, në praninë e deputetëve, të zgjedhurve vendorë e të deleguarve të Asamblesë Kombëtare, në kuadrin e procesit të rienergjizimit të Partisë Socialiste në shkallë kombëtare, i cili vazhdon me synimin e një fitoreje shembullore në zgjedhjet e ardhshme”, shkruan Rama.

 

SHKARKO APP