Home POLITIKE VIDEO/ Operac...

VIDEO/ Operacioni i rrallë në QSUT, Rama: Për herë të parë riparimi i valvolës së aortës me metodë inovative

205
0

Ekipi i mjekëve në QSUT kanë finalizuar me sukses një ndërhyrje kardiokirurgjikale mjaft komplekse. Kryeministri Edi Rama teksa ka publikuar një video nga operacioni, thotë se ndërhyrja u realizua nëpërmjet një metode shumë efikase.

Fjala është për një riparim të valvolës së aortës me unazë sub koronare sipas metodës së Lansac. “Ajo që e bën të rrallë është se kjo ndërhyrje kardiokirurgjikale është realizuar për herë të parë në Shqipëri”, shkruan Rama.

Postimi i plotë

Rast Suksesi! Ekipi i mjekëve të Shërbimit të Kardiokirurgjisë në QSUT ka finalizuar me sukses një ndërhyrje kardiokirurgjikale mjaft komplekse, nëpërmjet një metode shumë efikase: riparim i valvolës së Aortes me unazë sub koronare sipas metodës së Lansac.

Ajo që e bën të rrallë është se kjo ndërhyrje kardiokirurgjikale është realizuar për herë të parë në Shqipëri.

Prof Asc Altin Veshti, DSHM Klodian Krakulli, Dr Arber Aliu, Prof Asc Sajmir Kuçi dhe Instrumentare Majlinda Malaj

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit