VIDEO/ Panik në ”Air Albania”, boksieri shqiptar bie pa ndjenja në mes të ringut

Çaste paniku kanë përfshirë për disa sekonda ringun e boksit të improvizuar të stadiumin ”Air Albania”. Boksieri shqiptar Amarildo Vraja ka pësuar një dëmtim të rëndë pas përballjes me kundërshtarin bullgar Borislav Volev. Ai ka përfunduar në mes të ringut pa ndjenja, ndërsa është përmendur pak çaste me vonë.

Situata ka shkaktuar frikë dhe ankth tek të pranishmit, pasi Vranja ka qëndruar i shtrirë pa asnjë shenjë, por u përmend fatmirësisht pas disa minutash, duke marrë duartrokitjet e publikut.

Boksieri bullgar që fitoi trofeun, u ul disa herë në gjunjë duke u lutur që të mos ishte shkaktar i ndonjë tragjedie. Vranja u largua me këmbët e tij nga ringu. Përveç tronditjes së fortë nga grushtet e kundërshtarit, boksieri dukej në gjendje të mirë, por duhet të bëjë vizita të specializuara.

SHKARKO APP