VIDEO/ Rama: Nata e Bardhë mbi Tiranë. Koncert me emrat më të mirë të skenës

Kryeministri Edi Rama ndau pamje nga koncerti që po mbahet në sheshin “Skëndërbej” për Natën e Bardhë në Tiranë. Muzika nisi në orën 18:00 me DJ më të mirë shqiptarë, ndërkohë më pas në skenë u ngjitën këngëtarët. Të parët ishin Landi dhe Miri të West Side Family që sollën hitet e tyre më të mira ndër vite. Mbrëmja do të mbyllet me një spektakël fishekzjarrësh që do ta bëjnë një mbrëmje magjike këtë 29 Nëntor.

SHKARKO APP