VIDEO/ Sanremo 2023, triumfon kantautori Marco Mengoni: Fitoren ua dedikoj grave

Pas katër netëve të festivalit Sanremo ”2023”, mbrëmë në natën e pestë fitues doli Marco Mengoni. Vendin e dytë e zuri Lazza, të tretin Rain, të katërtin Ultimo, të pestin Tananai. Kjo është fitorja e dytë për Megonin, pas asaj të viti 2013 me L’essenziale.

Emocionet pushtuan Mengonin, ku nuk munguan as lotët. Kantautori 34-vjeçar ia kushtoi çmimin të gjitha grave, kjo për shkak se asnjë këngëtare nuk u nonimua në pesëshen finale.

“Doja t’ia kushtoja fitoren të gjitha grave që morën pjesë në festival. Këto janë fjalët e para pasi Amadeus shpalli fitoren. “Kemi arritur në finale me pesë djem dhe ndaj mendoj se është e drejtë t’ia kushtojmë artistëve që kanë sjellë pjesë të mrekullueshme në këtë skenë”, shtoi ai me çmimin në dorë dhe ende me lot në sy nga emocioni.

SHKARKO APP