Vijon përplasja! Sindikata i kthehet Ramës: Po shantazhon stafet akademike

Kreu i Sindikatës së pedagogëve, Sandër Kovaçi, e ka cilësuar si shantazh ndaj stafeve akademike deklaratën e kryeministrit Edi Rama se do të niste një vetting për pasurinë e pedagogëve.

Nuk u referohemi fjalëve të kryeministrit. Ai të mbajë përgjegjësinë e tij për arsimin. Të shohë qartazi arsimin. Jemi në vend të fundit në rankim. Jo vetëm jemi më poshtë se Kosova, por më poshtë se Bosnjë-Hercegovina. T’u japë dinjitetin financimit të Universiteteve, platformës së re të arsimit. Nxjerrja e procesit të vettingunt në këtë moment, tregon frymë shtantazhi ndaj nesh. Është e pabesueshme kjo ide e tij në këto komente. Ka pasur mundësi në bazë të grevës së studentëve që të bëjë transparencë. Mos krijoni tymnajë se profesorati është shtresë e varfër”, tha ai.

SHKARKO APP