Vlahovic sqaron thashethemet për largimin e mundshëm në verë: Isha i qetë, s’kam pasur dyshime!

Sulmuesi i Juventusit, Dusan Vlahovic ditën e sotme ka dhënë një intervistë për “La Gazzetta dello Sport” ku edhe ka komentuar zërat që e shihnin larg bardhezinjve në merkaton e verës

“Nuk e kam përjetuar ndryshe nga të tjerët, nga pikëpamja imeasgjë nuk ka ndodhur. Kam qenë gjithmonë i përqendruar dhe i qetë edhe gjatë turneut në Amerikë, kur mungova në ndeshjen kundër Milanit për shkak të një problemi fizik.

Unë kam qenë gjithmonë i sigurt se doja të qëndroja. Thashethemet janë gjithmonë aty dhe ato janë pjesë e lojës, nëse fillojmë t’i dëgjojmë të gjitha mund të çmendemi. Jam izoluar dhe kam menduar vetëm për fushën dhe në fundi jam shume i lumtur qe kam qëndruar.

Ishte ajo qe desha. Klubi nga brenda është shume me i mire nga sa e imagjinoja. Vetëm kështu mund te kuptosh madheshtinë e klubit dhe gjithçka që sillet rreth tij. Të gjithë do te donin të ishin në vendin tonë. Nuk kam pasur kurrë dyshime, gjithmonë kam dashur të qëndroj me ngjyrat bardhezi”, deklaroi Vlahovic. /R.Lika-Koha Jonë/

 

SHKARKO APP